Lajmet e fundit

Barnatorja Qendrore e QKUK/SHSKUK-së, respektivisht shërbimi farmaceutik i SHSKUK-së ka pranuar sot një donacion me medikamente nga OJQ “Perigeo”onlus (Macerata, Itali) përmes Grupit Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), KFORI-italian.
Donacionin e ka dorëzuar, Marco PERTILE, Shef i Zyrës së CIMIC të Grupit shumëkombësh Perëndim në emër të Komandant Enzo CERUZZI.
Zyrtarët e lartë nga KFOR-i italian, janë mirëpritur nga drejtori i përgjithshëm,. Curr Gjocaj, në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së, ku janë njohur më për së afërmi me punën, mbarëvajtjen dhe ecurinë e furnizimit të institucioneve shëndetësore në kuadër të SHSKUK-së dhe organizimin e punës.
Donacioni i pranuar, i dedikohet disa klinikave të QKUK-së, dy Spitaleve të Përgjithshme dhe Shtëpive të Shëndetit Profesional Mendor (SHPSHM) në Prizren, njësi organizative të SHSKUK-së..
Barnat e pranuara si donacion; Ceftazidime, 1g/3ml im, Prednisone, 5mg, Quetiapina 300 mg, Rasagilina 1mg, Cinnarizina dhe Allopurinol, transmeton Klan Kosova.