Lajmet e fundit

KFF Mitrovica ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League, pasi në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë e mposhti kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, me rezultat 2:0.
Kampionet e Kosovës zhvilluan një paraqitje të disiplinuar dhe dominuese, duke kontrolluar ndeshjen dhe vulosur fitoren që u siguron vazhdimin e rrugëtimit në garën më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Klankosova.tv.
Ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të futbollisteve, stafit teknik të drejtuar nga trajneri Shpëtim Idrizi dhe drejtuesve të klubit, ndërsa Mitrovica vazhdon të përfaqësojë me dinjitet futbollin e femrave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.