Lajmet e fundit

Në sheshin ''Adem Jashari'' në Mitrovicë u hap dega e tretë e brendit të njohur botëror të restoranteve ushqimore KFC.
Në hapje mori pjesë pronari Fatmir Zymberi i cili e falënderoi komunën e Mitrovicës për përkraje, njofton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri e falënderoi atë për kontributin dhe punën e palodhshme ku do të punësohen 80 persona.
Në hapje i pranishëm ishte edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi i cili u shpreh shumë falënderues ndaj pronarit dhe gjithë diasporës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast Abrashi tha se ''diaspora jonë ka filluar të marrë një mision të ri që të investojë në Kosovë të kontribuoj në uljen e papunësisë por dhe në këtë mënyrë të ndihmojë edhe qeverinë e vendit'' .
Për një orë të gjithë qytetarët patën mundësi të shërbehen falas.