Klubi Futbollistik Drenica ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin gjerman Thomas Brdaric, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në faqen zyrtare të klubit thuhet se me përvojën e tij dhe me vizionin e ri të klubit, “FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian”.
“Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë - një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”, u tha në njoftimin e FC Drenica.
Klubi tha se ky ndryshim “historik” bëhet nën udhëheqjen e Thomas Wustefeld - President i FC Drenica, Faton Seferi - Nënkryetar i FC Drenica, “dy vizionarë që, së bashku me trajnerin Brdaric, po ndërtojnë një identitet të ri: Drenica Blut - Drenica Geist”.
“Një bashkim i shpirtit drenicas me profesionalizmin gjerman”, shkroi klubi drenicas. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.