03.08.2019 · përditësuar para 2556 dite1 min lexim
Portieri gjerman, Kevin Trapp, ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra Paris Saint-Germain.
Sipas Sky Sports, ai do t’i bashkohet klubit Eintracht Frankfurt, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 29 vjeçar ka lënë përshtypje të mira në Frankfurt dhe këta të fundit vazhdimisht kanë bërë përpjekje që ta përvetësojnë atë.
Në PSG kanë thënë se nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Trapp, mirëpo trajneri Adi Hutter është i sigurt se mund t’i sigurojë shërbimet e tij për 10 milionë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.