Lajmet e fundit

Ylli i serialit House of Cards i ka befasuar të pranishmit kur është paraqitur në një ndeshje hokeji.
Ekipi i Florida Panthers ka shpërndarë maska prej kartoni me fytyrën e Spacey, njërën prej të cilave e ka bartur edhe vetë ai.
Kohëve të fundit është bërë trend që lojtarët e ekipit Florida Panthers lojtarit të tyre më të mirë në ndeshjet që i fitojnë t’ia japin një fanellë ku shkruan “Spacey in Space” dhe shfaq fytyrën e Spacey-t duke fluturuar në kozmos.
Panthers humbën nga Detroit Red Wings me rezultat 5-3, transmeton Klan Kosova.
Pas ndeshjes ai zbriti në zhveshtore dhe bisedoi me lojtarët.