Kevin McKidd është bërë sërish baba.
Aktori 45 vjeçar ka zbuluar përmes Instagramit se ai dhe bashkëshortja e tij Arielle, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, vajzën Nava James, transmeton Klan Kosova.
“Jam shumë i lumtur të njoftoi ardhjen e bebushi tonë të vogël – Nava James McKidd”, shkroi Kevin.
“Ajo është e mahnitshme dhe e gjithë familja jonë ndjehet e bekuar”, tha ai më tej.
Nava është fëmija i dytë i çiftit.
Kevin është gjithashtu baba i një vajze 17 vjeçare dhe një djali 19 vjeçar, nga martesa e tij e mëparshme me Jane Parker.
https://www.instagram.com/p/B0kL_kSlOVi/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.