Lajmet e fundit

Kevin Love e ka zgjatur kontratën e tij me Cleveland Cavaliers edhe për katër vjetët e ardhshme.
Nga kjo kontratë e re, ai do t’i përfitojë 120 milionë dollarë, apo 30 milionë për vit.
Pesë herë All Star-i, kishte mbërritur në Cleveland më 2014, dhe në secilin vit deri tash ka arritur që me Cavs ta prekë finalen e NBA-së, madje më 2016 edhe ishte shpallur kampion për herë të parë në histori të kësaj franshize.