Kevin Hart po rikuperohet pas një aksidenti të rëndë me makinë.
Aksidenti ndodhi pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës në autostradën Mulholland, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se shoferi dhe Kevin pësuan lëndime të mëdha në shpinë ndërkaq një person i tretë dhe një grua nuk kërkuan trajtim spitalor.
Pirja e alkoolit nuk raportohet se ishte faktor për përplasjen.
Detaje të tjera pritet të dalin së shpejti.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.