Bryan Cranston i ka uruar aktorit Kevin Hart rikuperim të shpejtë.
Pasi u raportua se artisti 40 vjeçar ishte përfshirë në një aksident automobilistik të shtunën në mbrëmje në Los Angeles, aktori 63 vjeçar hyri në Instagram për t’i uruar shëndet bashkëpunëtorit të tij, transmeton Klan Kosova.
“Sapo dëgjova që Kevin Hart u lëndua në një aksident automobilistik në Los Angeles. Le t’i dërgojmë energji pozitive dhe shërim të shpejtë. Ai është një njeri shumë i mirë”, shkroi Cranston.
Raportohet se Kevin pësoi lëndime të rënda në shpinë pasi makina e tij u gjet në një grykë dhjetë metra larg nga rruga pasi goditi një gardh druri.
Kevin thuhet se nuk ishte duke drejtuar makinën dhe ishte një nga tre personat brenda.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.