04.09.2019 · përditësuar para 2499 dite1 min lexim
Kevin Hart është në gjendje të mirë por ai nuk do të dalë jashtë për një kohë të gjatë pasi i duhet terapi fizikale, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
Burime pranë komedianit kanë treguar se ai pritet të lirohet nga spitali deri në fund të javës. Sidoqoftë, ai do të ketë ngarkesë të terapisë fizike gjatë javëve të ardhshme.
Poashtu, raportohet se operacioni i së dielës ishte i suksesshëm por ka ende punë që ai të përmirësohet 100%.
Aktori pësoi aksident automobilistik të dielën në mëngjes në autostradën Mulholland.
Kevin më pas u mor nga vendi i ngjarjes për të marrë ndihmë mjekësore dhe u dërguar në një spital aty pranë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.