Lajmet e fundit

Është zyrtare – Kevin Hart do ta udhëheqë Oscars 2019.
Aktori 39-vjeçar do ta drejtojë për herë të parë këtë ceremoni madhështore, raporton THR, transmeton Klan Kosova.
Ai pati thënë publikisht se e do këtë gjë.
“Kjo do të ishte një arritje e madhe. Me atë që kam bërë dhe progresin që kam bërë në karrierën tim, ky është një hap padyshim i madh”, tha Kevin në vitin 2015.
Kevin më parë drejtoi MTV Movie Awards me Dwayne Johnson.
Akademia ka premtuar se ceremonia e 2019-ës nuk do të zgjasë më shumë se tri orë.