Lajmet e fundit

Në fakt ne duhet të fajësojmë "bakteret e këqija" të cilat prodhojnë acid i cili është i dëmshëm për dhëmbët tonë, transmeton Klan Kosova.
Mbetjet e karbohidrateve në dhëmbët tona janë ushqim për këto baktere.
Natyrisht, sheqeri është gjithashtu një karbohidrate, por shumë produkte të tjera - madje edhe frutat apo drithërat e shëndetshme - bien nën këtë kategori, transmeton Klan Kosova.
Pra "sheqeri, armiku i dhëmbëve tonë" mbetet një mit.

"Femrat shtatzënë nuk mund të shkojnë te dentisti"

Përkundrazi nëse një femër shtatzënë ka ndonjë problem me dhëmbët, ajo menjëherë duhet të shkojë dhe ta zgjidhë sa më shpejt problemin.
Megjithatë, nuk duhet të duroni dhimbjen në karrigen e dentistit: hulumtimi modern tregon sigurinë e anestezisë lokale.
Sidoqoftë, gjithmonë duhet të paralajmëroni dentistin se jeni shtatzënë.
"Duhet të hiqni të gjithë dhëmbët e pjekurisë".

Edhe kjo gjë mbetet një mit pasi nëse dhëmbët e "pjekurisë' janë të padëmtuar, atëher nuk keni nevojë t'i hiqni ata.