24.11.2018 · përditësuar para 2790 dite1 min lexim
Në një mëngjes të ngrirë të New Yourk-ut lindi një ketër e vogël tashmë e quajtur “Thumbelina”.
Ajo u gjet e braktisur nga Christina dhe Michael, ata e morën dhe e futën brenda familjes së tyre, duke u kujdesur për të.
Në fillim ata vendosën që atë t’ia dorëzonin njerëzve të duhur që kujdesen për kafshët, pasi mendonin se ishte kafshë e egër.
Por ata u shprehën se kuptuan që ajo ishte më e veçantë dhe se kuptonte njerëzit.
Nëna e re e Thumbelinës i ndërtoi asaj një shtëpi ku edhe e bënë anëtare të familjes së tyre.
Mënyra se si gjetën Thumbelinën ishte se kur kthyen shtëpi gjetën nën jastëk atë me dy motra të saj të cilat nuk jetuan gjatë.
Thumbelina jetoi dhe tani ka një llogari në Instagram dhe pëlqehet nga shumë njerëz.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.