Lajmet e fundit

Zgjedhja e veshjes perfekte mund të shkaktojë mjaft stres, përveç se nëse nëna e juaj ka fshehur një fustan të bukur në dollapin e saj, transmeton Klan Kosova.
Për këtë arsye, shumë vajza të reja në mbrëmjen e maturës zgjedhin fustanin e njëjtë që e kishin veshur nënat e tyre para shumë vitesh.
Dhe kjo duket të jetë një zgjedhje shumë e qëlluar pasi ato po ia dalin të duken shumë bukur.
Ally Johnson nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, ka qenë e para që ka veshur në mbrëmjen e maturës, fustanin e njëjtë që e kishte shfrytëzuar edhe nëna saj para shumë vitesh.
Ky veprim është pëlqyer shumë nga bashkëmoshataret e saj, të cilat kanë hapur dollapët që të gjejnë fustanet e vjetra, për të veshur në mbrëmjen e fund vitit.
Shikoni më poshtë disa nga këto vajza që kanë vendosur të bëjnë këtë veprim:









