Freyrja e barkut është një ndjesi vërtet e tmerrshme, në një kohë kur do të dukesh sa më e dobët, barku të tregon sikur ke edhe 5 kile më shumë.
Përveç kësaj, është edhe një ndjesi parehatie që të mërzit gjithë ditën.
Ndodh që mos ta dini se pse po ju fryhet barku, ne ju tregojmë se cilat janë produktet ushqimore që shkaktojnë fryrjen e barkut, njofton Klan Kosova.
Këto janë ato ushqime:
Brokoli, lakra, lulelakra
Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.
Bishtajat
Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë s’i absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.
Produktet e qumështit
Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.