Njerëzit kanë koncepte të ndryshme në lidhje me të ushqyerit shëndetshëm dhe teksa ushqime të ndryshme kanë efekte të ndryshme në çdo organizëm, për disa në veçanti të gjithë bien dakord se janë të pashëndetshëm.
Në këtë listë padyshim bën pjesë sheqeri. Por mesa duket ka dhe shumë ushqime të tjera që i gjejmë rëndom në kuzhinat tona që janë edhe më të dëmshme për ne se sheqeri.
Ne ju sjellim disa nga ushqimet që janë më të dëmshme se sheqeri:
Vajrat e hidrogjenuar
Nëse nuk është vaj ulliri, kokosi, bajameje apo nga një bimë tjetër specifike, atëherë nuk është e përshtatshme për konsum. Vaqjrat e hidrogjenuar përdoren kryesisht për skuqje dhe përveçse trupi ynë stërmundohet për t’i shpërbërë, lëndët e çliruara gjatë trejtjes janë praktikisht toksike.
Pijet energjike
Këto pije që kanë rreth 30 gram sheqer/kanaçe, ju heqin oreksin, ju dehidratojnë dhe ju prishin gjumin. Mund t’ju japin energji për momentin, por më vonë do t’ju lënë sikur t’ju kishin hequr bateritë.
Ngjyrat për ushqime
Përbërësit në disa ngjyrues ushqimorë janë të lidhur me çrregullimet e përqëndrimit të fëmijët. Në disa shtete si Norvegjia, këta ngjyrues janë ndaluar.
Kokoshkat e mikrovalës
Në këto kokoshka ka një përbërës që përdoret si shtresë mbuluese dhe nga nxehtësia, shndërrohet në acid perfluorooctanoik. Ky acid lidhet me kancerin tek kafshët dhe në shumë raste tek njeriu.
