Qe shtatë ndeshje rresht, Ferizaj nuk ka arritur fitore.
Këtë do ta kërkoj të shtunën në Superligën e Kosovës në futboll, që përball do ta ketë Drenicën.
Ferizaj – Drenica do të transmetohet direkt në kanalin Sport 2 në Artmotion nga ora 13:00.
Në të njëjtin termin Malisheva e pret Trepçën ’89 dhe transmetohet në Sport 3.
Në pesë ndeshjet e fundit, të dyja këto skuadra kanë bilanc të njëjtë, një fitore, dy barazime e dy humbje.
Të dielën, në Klan Kosova dhe në Sport 1 nga ora 13:00 do të transmetohet përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Skuadra nga Klina ka bilanc të mirë në pesë ndeshjet e fundit ku ka arritur tri fitore, kurse Gjilani vetëm një.
Derbi tjetër i të dielës zhvillohet në Podujevë.
Llapi – Drita ishte paraparë të zhvillohej të shtunën, porse u shty për të dielën nga ora 13:00, dhe do të shkoj direkt në Sport 2.
Drita është lidere e Superligës me 30 pikë, kurse Llapi është në vendin e gjashtë me vetëm 13 pikë nga 12 ndeshje.
Ballkani – Prishtina është shtyrë në afat të pacaktuar. /klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.