Lajmet e fundit

Mustarda: Dhe pse mustarda nuk do të prishet nqs e mbani në dollap, duke e mbajtur atë në frigorifer heq çdo rrezik që të ndryshoje përbërje apo aromë. Plus, do të zgjasë më shumë nëse është në frigorifer.
Bananet: Ju mund të përdorni dollapin për të mbajtur bananet tuaja por ato do të piqen shumë shpejt. Kur ato janë gati për tu ngrënë, vendosini në frigorifer dhe nqs lëvozhga do të jetë ngjyrë kafe përsëri do të kenë një shije të mirë.
Sallami: Ju tashmë e dini që mishi i pulës dhe i viçit duhet mbajtur në frigorifer, dhe e njëjta gjë vlen edhe për sallamin.
Misrat: Sipas Akademisë së të ushqyerit dhe dietologëve, një misër mund të humbasë 50% të sheqerit nëse qëndron në temperaturën e dhomës. Duhet ti vendosni në frigorifer dhe ti hani brenda dy ditësh që shija të jetë e mirë.
