Lajmet e fundit

Një artist i quajtur Sean Yoro, nga studioja e tij lundruese, krijoi disa portrete mahnitëse të femrës, me karakteristika të gjalla të cilat menzi i ikin vijës së ujit.
I njohur gjithashtu si Hula, piktori sërfist është fokusuar në qytetin e New York-ut.
Me origjinë nga Hawaii raporton CNN, transmeton Klan Kosova, artisti u rrit në Ohau, ku ishte edhe i rrethuar me gjithçka që natyra kishte ofruar.
Ndërsa dëshira për pikturim në mure sipas tij u shfaq në vitet e vona të adoleshencës, ku ai ndihej i turpëruar për vendin të cilin po pikturonte gratë, dhe arsyeja pse ai kishte zgjedhur këto mure ishte :
‘’ Më vinte turp kur shihja një vend të tillë të rrethuar me ujë i cili dukej pa jetë gjithçka, andaj vendosa të pikturoj portrete surreale apo të çuditshme, nga të cilat vendi po merr pamje tjetër dhe po duket gjithçka e gjallë tashmë ’’ tha për CNN, piktori sërfist Yoro.
Ja disa nga çastet e pikturimit të tij: