11.04.2017 · përditësuar para 3391 dite1 min lexim
Philipp Weber është një artist gjerman i cili bën piktura me bojra uji që duken si fotografi të vërteta.
41-vjeçari e merr frymëzimin nga setet fotografike të modeleve dhe për një pikturë kaq reale i duhen disa muaj punë.
“Shumë njerëz nuk e besojnë që janë piktura. Mendojnë se kam lyer fotografitë me bojra vaji nga sipër. Janë piktura hiper-reale, që japin maksimumin e detajeve dhe të ndjenjave”, shpjegon Weber, transmeton Klan Kosova.
Piktori gjerman e shet një pikturë të tijën me çmimin 20-25 mijë dollarë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.