Lajmet e fundit

Sipas disave, idealja është mos të përdoren më tepër se 3 ngjyra në një veshje dhe, pavarësisht se nuk ka asnjë bazë shkencore, shumë e ndjekin këtë këshillë.
Por, këtë vjeshtë, gjërat thjeshtohen pasi ka ardhur radha e stilit monotonal. Nuk është e nevojshme të jetë patjetër e njëjta ngjyrë, por tonalitete të së njëjtës ngjyrë në pjesë të ndryshme të veshjes.
Tonet neutro janë më të kërkuarit, qoftë gri, bezhë apo ngjyrat e tokës.