Mbrëmë është luajtur java e 15-të në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.
Nga gjashtë takime sa u luajtën mbrëmë, befasia ndodhi tek ndeshja Denver Nuggets – Philadelphia 76ers e cila u mbyll me rezultat 89-103 në favor të mysafirëve.
Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Nikola Jokiq i Denver Nuggets, i cili pati 30 pikë të shënuara, 10 topa të vjedhur dhe shtatë asistime.
Ndërsa, më mi miri tek Philadelphia ishte Tyrese Maxey me 22 pikë të shënuara, pesë topa të vjedhur dhe katër asistime.
Ndërsa, në ndeshjen Cleveland Cavaliers – Golden State Warriors e cila u mbyll me rezultat 89-104, Stephen Curry arriti të shënojë plot 40 pikë, të asistoj gjashtë herë dhe t’i vjedh katër topa.
Ndërsa më i miri tek Cleveland ishte Darius Garland i cili shënoi 25 pikë, asistoi pesë herë dhe kishte një top të vjedhur.
Rezultatet e plota:
Cleveland Cavaliers – Golden State Warriors 89-104
Miami Heat – Washington Wizards 112-97.
Memphis Grizzlies – Los Angeles Clippers 120-108.
Minnesota Timeberwolves – San Antonio Spurs 115-90.
Denver Nuggets – Philadelphia 76ers 89-103
Utah Jazz – Toronto Raptors 119 – 103
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.