Lajmet e fundit

Shefi i Stafit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi ka publikuar të gjitha marrëveshjet që u arritën sot në mbledhjen e tetë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Dalipi thotë se nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri më sot, 75 për qind ose 60 % janë zbatuar pa problem, derisa sipas tij, nga mbledhja e fundit janë realizuar 90 për qind, njofton Klankosova.tv.
Gjithsej janë 19 marrëveshje që janë nënshkruar në mes dy qeverive shqiptare.
Më poshtë mund të shihni të gjitha marrëveshjet që janë arritur.
TË PËRBASHKUAR!
Mbledhja e 8-të e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, 6 muaj pas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve. Nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri sot, 75 ose rreth 60% janë zbatuar pa probleme, ndërsa kemi realizim mbi 90% të marrëveshjeve nga mbledhja e nëntorit të kaluar. Kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit në implementim të marrëveshjeve.
Suksese në implementim të marrëveshjeve që u arritën sot (rradhitja sipas paraqitjes):
9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.