Lajmet e fundit

Ju jeni në një marrëdhënie e cila është stabile, mirëpo a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse me të vërtetë jeni të lumtur?
Sipas një eksperti, ka disa shenja të cilat e dëshmojnë se ju pa vetëdije keni ngecur me partnerin tuaj.
Rachel Maclynn, një psikolog dhe ekspert i lidhjeve të dashurisë, ka treguar disa nga shenjat sipas të cilave, është koha që t’i jepni fund lidhjes tuaj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. A e gjeni veten tek to?
E keni humbur shkëlqimin
Miqtë e tu mund të jenë të parët që ua kanë bërë me dije se ju nuk dukeni më si vetja. Të qenit në një marrëdhënie të palumtur, ua humbë entuziazmin për jetë.
Irritoheni lehtësisht nga partneri juaj
E gjeni veten vazhdimisht duke i rrotulluar sytë, edhe me gjërat më të parëndësishme që partneri juaj bën.
I shmangeni seksit
Shumica e njerëzve presin që dëshira për seks t’iu bie kur janë në një lidhje, mirëpo nëse nuk ndjeni atraksion fizik kur partneri ju afrohet, kjo është një çështje tejet e rëndësishme në këtë mes.
Dëshironi të kaloni më shumë kohë vetëm
Çiftet e palumtura gradualisht largohen nga njëri tjetri, dhe fillojnë ta kalojnë kohën më shumë me miqtë e tyre.
Nuk e komplimentoni më partnerin
