Më 28 shkurt shënohet Dita Botërore e Sëmundjeve të Rralla, një ditë e cila thekson rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për individët dhe familjet që përballen me këto sëmundje, të cilat shpesh janë të pakëndshme, kronike dhe kërcënojnë jetën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekzistojnë mbi 7,000 sëmundje të rralla që prekin 300 milionë individë globalisht, me 80% të tyre që kanë origjinë gjenetike.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë, disa nga sëmundjet e rralla të njohura përfshijnë fibroza cistike, sëmundjen Gaucher, tirozineminë dhe hemofilinë.
"Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dhe miratuar Koncept Dokumentin për Sëmundjet e Rralla, së bashku me planin e veprimit".
"Gjithashtu, sigurimi i terapisë për sëmundjet e rralla bëhet në përputhje me këtë dokument, i cili vazhdon të sigurojë barna për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla në Kosovë", thuhet në njoftimin e MSh-së. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.