Bukuria është diçka që ne lindim e vdesim me të.
Sigurisht që secili është i/e bukur në mënyrën e duhur, por natyrisht se bukuria do kujdes e sidomos nga gjinia femërore, transmeton Klan Kosova.
Ne ju sjellim disa nga gjërat themelore të bukurisë:
Gjumi
Mjafton ta lësh pak pas dore për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ai. Rrathët e zinj të syve dhe qeset nën sy janë shenjat e para të privimit nga gjumi.
Uji
Ju duhet të konsumoni të paktën 1 litër ujë në ditë, ta pastroni fytyrën dy herë në ditë ose ta hidratoni atë sa herë të jetë e nevojshme, pra, uji është thelbësor.
Ndaloni pirjen e duhanit
Përveç se dëmton mushkëritë, duhani gjithashtu shkakton formimin e rrudhave, sidomos rreth gojës.
Pastrimi i fytyrës
Nëse ju nuk e hiqni grimin para gjumit, ai mbyll poret. Nëse ju flini me grim, atëherë e dëmtoni atë në mënyrën më të keqe të mundshme.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.