Lajmet e fundit

Me 03 maj në Budapest të Hungarisë do të mbahet Kongresi i 40-të i zakonshëm i UEFA-së, njofton Klan Kosova.
Ndër katër pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë edhe aplikimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA.
Kurse pikat tjera, janë:
1. Zgjedhja e një anëtari femër në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së.
2. Raportet e kryetarëve të komisioneve të UEFA-së.
3. Ratifikimi i përbërjes së organeve të UEFA-së për Administrimin e Drejtësisë.