Lajmet e fundit

Bota është e mbushur me njerëz të ndryshëm.
E rëndësishëm është të dini diçka rreth tyre, në mënyrë që të ua tregoni vendin atyre kur i hasni ata.
Ju e dini se jo të gjithë janë të sinqertë, transmeton Klan Kosova.
Mund të jetë e rëndë kur zbuloni se një kolegë, një mik, apo edhe një familjar i juaji, ka pasur sjellje “ fallco “, në raport me juve.
Por fatmirësisht janë disa shenja që tregojnë, se kush mund të jetë i ndershëm dhe kush jo.
Mundohen shumë të pëlqehen nga rrethi
Njerëzit e rrejshëm përpiqen jashtëzakonisht të pëlqehen nga njerëzit që i rrethojnë.
Njëra nga shenja më të dukshme është kjo, sepse qëllimi i tyre është të duken të afërt me njerëzit në publik.
Kërkojnë vëmendje
Këta njerëz vazhdimisht kërkojnë vëmendje.
Njëra ndër qëllimet kryesore të tyre, përpos të pëlqehen nga të tjerët është edhe vëmendja.
Gjatë gjithë kohës bëjnë skena
Janë të prirë për të inskenuar gjëra.
Janë të aftë në shumë çështje, dhe vazhdimisht e reklamojnë vetën, njerëzit e ndershëm nuk e bëjnë.
Merren me thashetheme gjatë gjithë kohës
Thashethemet janë virtyt i zakonshëm i këtyre njerëzve, dhe është normale të merren me to.
Kjo bëhet për të hequr vëmendjen negative nga vetja, sepse në mesin e shoqërisë ka të tillë që i njohin mirë ata.
Vazhdimisht gjejnë vend për kritika
Një tjetër çështje është se ata kritikojnë vazhdimisht.
Shohin të metat e të tjerëve, por nuk shohin të vetat, shkruan higherperspectives.com, transmeton Klan Kosova.