Lajmet e fundit

Sot ne Europë do të përballen këto ekipe:
Nga ora 19:00 do të fillojë Everton vs Crystal Palace.
Për Evertonin nuk do të luajnë Bernard, Delph, Doucoure, dhe Pickford kurse nga Crystal Palace jashtë fushe do të jetë, Clyne, Ferguson, McArthur, Sakho dhe Tominksi
Ndeshja tjetër në Premier Ligë që do të fillojë nga ora 21:15 në mes të, Wolves dhe West Ham.
Lojtarët që do të mungojnë për skuadrën e Wolves janë, Jimenez dhe Marcal, kurse për skuadrën e West Ham do të mungojë, Ogbonna, Randolph, Rice dhe Yamolenko.
Kurse në LaLiga do te luhet vetëm një ndeshje, ajo në mes të Barcelones dhe Valladolid.
Lojtarët qe do të mungojnë për Barcelonen janë, Coutinho, Fati, Neto, dhe Pique kurse nga radhët dhe Valladolid nuk do te luajnë, El Yamiq, Fernadez, Garcia, Hervias, Jimenez, Jota, Kike, Kiko Olivias, Orellana, dhe Perez.
Për ligën angleze këto do të jenë ndeshjet e fundit të xhiros së 30 kurse për atë spanjolle e 29.