Lajmet e fundit


Në kuadër të garës për më të bukurën shqiptare në botë përveç çmimeve tjera Gecjan fashion Group si organizator i eventit ka vendosur të shpërblejë dhe Missat e disa qyteteve të Kosovës dhe Missat e disa shteteve ku jetojnë shqiptarë dhe prej të cilave shtete ka pasur shumë garuese.
Çmimet për Misset e qyteteve u rrëmbyen nga:
MISS PRISHTINA 2023: Beteja Rizaj
MISS GJILANI 2023: Alketa Rrahmani
MISS PRIZRENI 2023: Dea Grosha
MISS PEJA 2023: Kujtesa Ahmetaj
MISS THERANDA 2023: Blerina Ahmetaj
MISS LIPJANI 2023: Elijesa Ajeti
MISS PODUJEVA 2023: Bleona Zeka
MISS VUSHTRRIA 2023: Erona Krasniqi
Ndërsa si më të bukurat Shqiptare në Zvicër, Itali, Gjermani dhe Mal të Zi u fituan nga:
MISS SHQIPTARJA NË ZVICER 2023: Raina Krueziu
MISS SHQIPTARJA NË ITALI 2023: Diana Mustafa
MISS SHQIPTARJA NË GJERMANI 2023: Besiana Qetinaj
MISS SHQIPTARJA NË MAL TË ZI 2023: Erlinda Imeraj
Producenti dhe organizatori i eventit, Ilir Geci u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur që ky event ka mbledhur në vete vajza shqiptare nga shumë vende të botës dhe se nga secili shtet interesimi për të qenë pjesë e garës ka qenë i jashtëzakonshëm.
Në këtë fazë të garës juria zgjodhi dhe 18 Top finalistet të cilat vazhdojnë garën për ikonën e Bukurisë Shqiptare në Botë.