05.04.2021 · përditësuar para 1902 dite1 min lexim
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar masat e reja anti COVID-19.
Ndër masat e reja që janë miratuar ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente, njofton KlanKosova.tv.
Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.
Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.
“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.
●●●
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.