Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zbuluar listën e këngëve që i pëlqejnë.
59 vjeçari hyri në Twitter për të ndarë me ndjekësit 38 këngët të cilat po i dëgjon këtë verës, transmeton Klan Kosova.
“Me kaq shumë njerëz që bëhen së bashku me familjen dhe miqtë, ka shumë për të festuar këtë verë. Këtu është një listë me këngë që kam dëgjuar kohët e fundit - është një përzierje e emrave të vjetër dhe të rinj”, shkroi Obama së bashku me listën.
Lista e Obamës përfshin këngë nga Stevie Wonder, Rihanna, The Rolling Stones, Brandi Carlile dhe shumë më tepër muzikantë.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.