Është hedhur shorti për kampionatin Europian Franca 2016 dhe Shqipëria ndeshjen e parë në histori të saj si pjesëmarrëse e këtij eventi do ta luajë kundër Zvicrës, një ekipi që shumicën e lojtarëve i ka shqiptarë, shkruan Klan Kosova.
Ndeshjet e tjera në grupin A, Shqipëria i ka me nikoqirin e kampionatit, Francën dhe me kombëtaren e Rumanisë.
Në grupin B do të kemi një derbi britanik, ku do të ndeshen Anglia e Uellsi. Ndërsa dy ekipet tjera që luajnë në këtë grup janë edhe Rusia e Sllovakia.
Grupi i tretë, ai C, përbëhet nga super-favoriti Gjermania, e cila luan me Ukrainën, Poloninë e Irlandën Veriore.
Grupi D, i cili po cilësohet edhe grupi i vdekjes, do të përballë disa ekipe shumë të fuqishme. Spanja, kampionia aktuale luan kundër ekipit të fortë të Republikës së Çekisë, kombëtares së Turqisë dhe ekipit ballkanas të Kroacisë.
Grupi F, po ashtu është një grup i fortë ku do të ndeshen Belgjika e Italia, ndërsa aty do të jetë edhe Suedia e Zlatam Ibrahimovic dhe Republika e Irlandës.
Grupi i Fundit, ai F, në përbërje ka Portugalinë e Cristiano Ronaldos, Islandën, Austrinë dhe Hungarinë.
Ndeshja e parë e kampionatit Franca 2016 do të luhet në mes të Francës dhe Rumanisë.
Group A: France, Romania, Albania, Switzerland
Group B: England, Russia, Wales, Slovakia
Group C: Germany, Ukraine, Poland, Northern Ireland
Group D: Spain, Czech Republic, Turkey, Croatia
Group E: Belgium, Italy, Republic of Ireland, Sweden,
Group F: Portugal, Iceland, Austria, Hungary.
klankosova.tv