Njerëzit kanë një dëshirë të lindur për ëmbëlsirat. Karbohidratet e thjeshta, ose sheqernat, aktivizojnë zonat në trurin tonë që çlirojnë endorfinën ose hormonet e ndjeshmërisë.
Problemi është se ne konsumojmë shumë sheqer të shtuar, ndaj dietelogjaj, Julie Upton ka përpiluar një listë të ushqimeve që mund të konsumojmë kur duam diçka të ëmbël.
Fruta të mbuluara me çokollatë të zezë
Luleshtrydhet e mbuluara me çokollatë janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe komponimeve të tjera bioaktive që ngadalësojnë çlirimin e karbohidrateve në qarkullimin e gjakut. Ato janë një kënaqësi e shkëlqyeshme nëse dëshironi diçka të ëmbël, dhe çokollata e zezë dihet se përmban flavonoide që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës.
"Luleshtrydhet janë një frut i mrekullueshëm për t'u zhytur në çokollatë, por zgjedhje të tjera të shëndetshme përfshijnë kivi, portokall dhe banane të prera në feta", tha dietologja Julie Upton për Eat This, Not That, transmeton Klankosova.tv.
Fruta të thata
Frutat e thata janë një opsion i shkëlqyeshëm, ndryshe nga një qese me karamele ose ëmbëlsira të tjera pa lëndë ushqyese thelbësore. Frutat e thata ofrojnë të gjitha vitaminat, mineralet, fibrat dhe fitonutrientët e dobishëm.
Megjithatë, është e rëndësishme të shikoni porcionet tuaja të frutave të thata sepse kaloritë mund të shtohen shpejt.
Çokollatë e zezë
Është e shkëlqyeshme kundër dëshirave të ëmbla. Çokollata e zezë ka nivele të larta të gjalpit të kakaos, i cili përmban antioksidantë të dobishëm. Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe zvogëlojnë rrezikun e përgjithshëm të sëmundjeve të zemrës. Dietologja rekomandon çokollatën që përmban të paktën 70% kakao për të mbajtur nën kontroll kaloritë.
Fruta të freskëta
Frutat janë natyralisht të ëmbla dhe mund të zvogëlojnë dëshirën për sheqer. Sheqeri natyral në manaferrat, mollët, agrumet, rrushi dhe fruta të tjera mund të plotësojë nevojën tonë për ëmbëlsirat.
Djathë i freskët me fruta
Djathi i freskët është natyrisht i pasur me proteina dhe ka pak sheqer të shtuar. Ato në përgjithësi përmbajnë më pak se 150 kalori dhe janë mjaft të ëmbla për të kënaqur dëshirën për ëmbëlsira./Klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.