Lajmet e fundit

Përpos shortit për fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve, është hedhur edhe ai për të përcaktuar çiftet që do të përballen në fazën e dytë të Ligës së Evropës.
Interi do t'i shkojë Rapidit të Vjenës, ndërkaq Napoli klubit zviceran, Zurich.
Chelsea do të ketë punë me Malmo-n, ndërkaq Arsenali do të përballet me BATE Borisov.
Këto ndeshje do të zhvillohen më 12 dhe 14 shkurt, ndërkaq ndeshjet kthyese më 20 dhe 21 shkurt.
Më poshtë keni listën e plotë të takimeve: