Për disa gra, mungesa e menstruacioneve është një burim paniku, veçanërisht nëse nuk kanë planifikuar të kenë një fëmijë.
Por, sipas mjekëve, mungesa e menstruacioneve nuk nënkupton çdoherë se jeni shtatzënë.
Sipas tyre, një nga arsyet mund të jetë se jeni duke ushtruar shumë, ose keni ndryshuar rutinën tuaj të stërvitjes, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Një arsye tjetër mund të jetë stresi, që ndikon të keni mungesë të menstruacioneve, madje edhe nëse keni menstruacione, për shkak të stresit ato mund të bëhen më të rënda, më të gjata ose edhe më të shkurtëra.
Pastaj, nëse kohëve të fundit keni humbur disa kilogramë në mënyrë të shpejtë, kjo mund të ndikojë në çrregullimin e ciklit menstrual.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.