Lajmet e fundit

Elliot Polland, ka praktikuar ligjin e divorceve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1968 dhe ai i ka parë të gjitha, që nga dashuria e madhe e deri te momenti ku do të donin të mos ishin martuar kurrë.
Polland ka treguar për gazetën amerikane Business Insider, se cilat janë gabimet më të shpeshta të çifteve bazuar në eksperiencën e tij dhe ka dhënë këshilla se s’i të shmangen këto gabime, transmeton Klan Kosova.
Mungesa e Komunikimit
Është shumë e rëndësishme që t’i zgjidhni mospajtimet menjëherë dhe të mos lejoni që gjërat të bëhen më keq. Polland rekomandon që të keni biseda të shpeshta me partnerin tuaj dhe t’i hidhni në pah të mirat e të këqijat e ditës.
Injorimi i “flamujve të kuq”
Mos i injoroni asnjëherë shenjat se në lidhjen tuaj diçka s’po shkon në rregull. Është mirë të mos i tejkaloni pa i diskutuar tensionet tuaja. Mund ta shpëtoni martesën në këtë mënyrë.
Zgjedhja e partnerit të gabuar
Njerëzit shumë shpesh e zgjedhin personin e gabuar për tu martuar. Për këtë arsye prishet shpesh martesa, martohen me të gabuarit.