Lajmet e fundit

Ju i lani flokët përditë
Cilësia e flokëve tuaj mund të ndryshojë ndërsa rriteni për të njëjtën arsye që ju keni vërejtur se lëkura juaj po humbet shkëlqimin e saj: Lëkura juaj ndalon prodhimin e shumtë të vajit thotë dermatologu Tsippora Shainhouse. Ai rekomandon që flokët nuk duhen larë përditë në mënyrë të tillë që mos të hiqni vajrat natyror që ato prodhojnë të cilët ushqejnë rrënjët.
Përdorni shampo të thatë
"Shampo e thatë është ndoshta një nga produktet më të këqija që mund të përdorni, sepse ajo vetëm sa mbyll poret," thotë Saviano. Përdorimi i saj një herë ose dy herë në javë është i mirë, shton ai, por duke e përdorur atë ditë pas dite do të ndërhyjë me vajra të shëndetshëm të flokëve tuaj.
Ndotja e ajrit
Rrezet e diellit nuk janë rreziku i vetëm për flokët tuaj. Era dhe ndryshimet në lagështinë mund t’i dëmtojnë ato, duke ju detyruar të përdorni shuam produkte për t’i zbutur. Dhe toksinat në ndotjen e ajrit prodhojnë radikalet e lira të specieve reaktive të oksigjenit që dëmtojnë qelizat e flokëve dhe prishin biokiminë normale të flokëve, duke e bërë kështu dëmtimin e flokëve më të shpejtë.