Lajmet e fundit

John Terry e ka cilësuar si prurje të mrekullueshme N’Golo Kanten në ekip, pasi mesfushori bëri debutimin me Chelsea’n kundër Milanit në International Champions Cup.
Kante i cili i është bashkuar Chelsea’s nga Leicester City për 32 milionë funte në Korrik, e ka zëvendësuar Victor Moses pas 52 minutash, edhe pse për këtë ndeshje është trajnuar në më pak se një javë.
Ndërsa, John Terru ishte plot fjalë të mira për lojtarin e ri në ekipin e tij, pasi Chelsea korri fitore 3-1 kundër Milan’it.
“Ishte një prurje e mrekullueshme për ne dhe ai ishte shumë i mirë vitin e kaluar. Është shumë mirë që do ta kemi Kante’n pjesë të skuadrës tonë”, ka thënë Terry në një intervistë për goal.com, transmeton Klan Kosova.