E premtja e 24 janarit është e rezervuar vetëm për edicionin e tretë të formatit më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, sepse është finalja e madhe.
Këtë të premte duke filluar nga ora 21:00, pas afër 100 ditëve, do të zhvillohet finalja e edicionit të tretë të BBVK-së, derisa gara po vazhdon të jetë e ashpër mes pesë finalistëve, transmeton Klankosova.tv.
Vullneti, Xheneta, Driloni, Sara dhe Xuxi janë të pestë konkurrentët që synojnë çmimin e madh prej 160 mijë eurosh.
Por, cili prej tyre do të triumfoj? Këtë e zbulojmë bashkë këtë të premte, derisa e tëra varet nga ju dhe SMS që ju i dërgoni.
Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së këtij edicioni të këtij projekti gjigant të televizionit, i cili në Kosovë po realizohet për herën e tretë.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
https://www.youtube.com/watch?v=L5WVLWCbENs
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.