Lajmet e fundit

Sipas një anketimi të fundit nga Shoqata e Prodhuesëve të Ushqimit të Kafshëve Shtëpiake, shumë e më shumë meshkuj beqarë po vendosin që të adoptojnë mace – sepse ekspertët e takimeve konsiderojnë se të pasurit mace i tërheqë vajzat.
Duket se këta ekspertë kanë të drejtë, pasi që vajzat vërtetë duket se i pëlqejnë djemtë që mbajnë mace.
Në Britani të Madhe, numri i maceve të domestikuara ka arritur në tetë milionë, ku prej tyre janë pesë milionë e gjysmë djem që kanë në pronësi mace, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Këtij numri kjo shoqatë beson se i kanë kontribuar edhe yjet e famshme si Ed Sheeran që ka mace, si dhe rrjetet sociale që i promovojnë fotografitë e burrave që pozojnë me këto kafshë.