Halle Berry ka treguar për një rol të madh filmik që e kishte refuzuar, i cili i ndihmoi aktores Sandra Bullock që të bëhej e famshme.
Aktorja fituese e çmimit Oscar gjatë një interviste zbuloi se e kishte hedhur poshtë rolin në filmin
Speed!
“Nuk e di nëse e dini këtë, por mua më është ofruar ky film para Sandra Bullock-ut”, tha ajo për Entertainment Tonight. “Idiotikisht i thash jo. Por vlen të theksohet se, kur e lexova skriptën, autobusi nuk dilte nga parkingu”.
Filmi vazhdoi punën me aktorët Sandra dhe Keanu Reeves, me të cilin Halle punoi në filmin
John Wick 3.
“I kam thënë jo, jo, jo, jo. Më pas e shoh filmin dhe i bie pishman… por ata më ofruan versionin e parkingut”, shtoi aktorja.

https://youtu.be/Fk4A1AY10U0?t=20