Lajmet e fundit

Mbrojtësi, Virgil van Dijk, e ka informuar klubin e tij aktual, Southampton, që i vetmi klub të cilit dëshiron që t’i bashkohet është Liverpool.
Southampton kërkon 50 milionë funte për holandezin, andaj mbetet të shihet nëse Liverpool do ta paguajë këtë shumë për të.
Van Dijk tashmë e ka publike dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, prandaj edhe Manchester City dhe Chelsea mund ta bindin që t’iu bashkohet.