Lajmet e fundit

Arsene Wenger ka kërkuar nga Alexis Sanchez që ta respektojë kontratën e tij te Arsenali, pasi që rikthimi i sulmuesit në skuadër u shtye shkaku i sëmundjes së tij.
Sançez pritej që të kthehej në stërvitje parasezonale këtë të diele, pasi që i ishte dhënë pushim i zgjatur shkaku i angazhimit të tij për Kilin në Kupën e Konfederatave.
“Ai e ka gripin. Shkëmbyem mesazhe dje dhe më tha që do të kthehet sa më shpejt që është e mundur”, tha Wenger pas fitores 5:2 të Arsenalit ndaj Benfikës, këtë të shtune.
“Jemi në kontakt me të dhe me mjekun e tij”.
"Nuk ka problem përpos që ai nuk do të kthehet nesër, do të kthehet të martën. Nuk ka zhvillime. Është gjithmonë e njëjta. Ai do të qëndrojë, sigurisht. Mendoj qël ojtarët që duan një kontratë të re duhet ta respektojnë kontratën e tyre”, shtoi ai.