Chelsea dhe Bayern Munich janë skuadrat e fundit që kanë siguruar biletat për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Londinezët, pas fitores 0:1 në Spanjë, ka triumfuar 2:0 në Angli kundër Atletico Madridit.
Golat e fitores dhe të rezultatit të përgjithshëm 3:0 i shënuan Hakim Ziyech në minutën e 34-të dhe në fund Emerson.
Atletico luajti me një lojtar më pak nga minuta e 82-të, Stefan Savic u përjashtua me të kuq.
Fitore ka arritur në ndeshjen e dytë edhe Bayerni, që e mundi 2:1 Lazion e Vedat Muriqit, për t’u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 6:2.
Në sfidën e kthimit në Allianz Arena, Robert Lewandowski dhe Choupo-Moting shënuan për Bayernin, derisa Parolo realizoi për Lazion.
Chelsea dhe Bayerni i janë bashkuar në çerekfinale Portos, Borussia Dortmundit, Liverpoolit, PSG-së, Man Cityt dhe Real Madridit.
Shorti do të hidhet të premten në ora 12:00.
https://www.youtube.com/watch?v=FNIkzGscuWE&ab_channel=POUTCHIE
https://www.youtube.com/watch?v=byjRhs4ROBA&ab_channel=GoalsOfTheDay
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.