Lajmet e fundit

Yje si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Harry Kane janë pjesë e listës së lojtarëve të nominuar për Topin e Artë për vitin 2018.
10 vjet më parë, Cristiano Ronaldo, e kishte fituar këtë çmim për herë të parë, duke bërë që bashkë me Lionel Messi-n të mos e lëshojnë këtë titull dhe çmim për një dekadë.
Ndërkaq sivjet, ka tjerë lojtarë favoritë e që nuk e kanë emrin Ronaldo apo Messi. Vitin e kaluar, portugezi që tashmë luan për Juventusin e kishte fituar këtë çmim për herë të pestë.
Sidoqoftë, të tjerë të nominuar janë Sergio Aguero, Gareth Bale, Allison Becker, Karim Benzema, Edinson Cavani, Kevin De Bruyne, Roberto Firmino Diego Godin, Antoine Griezmann, Harry Kane, Eden Hazard, N’Golo Kante, Isco.