Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve basketbollistike.
Klankosova.tv merr vesh nga burimet se dy të arrestuarit janë trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti.
Gjyqtari Mehmeti pak kohë më parë është përjashtuar përjetë nga FIBA, për të gjykuar ndeshje, për shkak se siç ishte thënë në njoftimin e kësaj federate, ai ishte përfshirë në trukimet e disa ndeshjeve.
Mehmeti dyshohet për trukimet e disa takimeve në Ligën Ballkanike.
Në të njëjtin dyshim është edhe trajneri Rifati, i cili dyshohet që sa kohë për kurdisje të ndeshjeve.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO.
https://klankosova.tv/arrestohen-tre-persona-dyshohen-per-kurdisje-te-ndeshjeve-ne-basketboll/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.