Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri të publikuar në Revistën Britanike të Psikologjisë, njerëzit e mençur kanë shumë pak miq.
Psikologët Satoshi Kanazawa nga London School of Economics dhe Norman Li nga Universiteti i Singaporit, kanë realizuar një studim për të parë se çfarë i bën njerëzit të lumtur.
Ata kanë ardhur në përfundim se njerëzit që jetojnë në zona të mbipopulluara, janë më pak të kënaqur me jetën e tyre.
Këta psikologë po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që kanë nivel të lartë inteligjence, nuk ishin të lumtur nëse kishin jetë të pasur sociale dhe shumë miq, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, kur njerëzit e mençur kalojnë më shumë kohë me miqtë e tyre, bëhen më të palumtur.