Lajmet e fundit

Revista e famshme GQ ka publikuar listën e përvitshme të personave që vishen më së miri dhe më së keqi, në bashkëpunim me ekspertët e modës Giorgio Armani dhe Sir Paul Smith.
Listën e personave të veshur keq e kryeson aktori i “Game Of Thrones”, Kit Harington me dukjet e tij të çrregullta dhe një stil të varfër.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe deputeti britanik Jacob Rees-Mogg, komediani Paul Merton si dhe themeluesi I Tesla-s, Elon Musk.
Ndërsa listën e personave me shije në veshje e kryeson aktori Matt Smith, i cili ka menaxhuar të spikas në ekran dhe në jetën e përditshme.
Pjese e listës së personave që vishen bukur janë edhe Ryan Reynolds, Harry Styles e A$AP Rocky.